Korçë/ Rikonstruksioni i rrugëve rurale në Voskop, rrit bujqësinë dhe agroturizmin në këtë zonë

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Punimet për rikonstruksionin e plotë të rrugëve rurale në Voskop, të Korçës, që ndërlidhet me zonat turistike Polenë, Voskopojë, përbëjnë segmente rrugore të rëndësishëm, që do të lehtësojnë fluksin e lartë të lëvizjes së automjeteve me destinacion zonat agroturistike dhe punën e përditshme të fermerëve në tokat e tyre bujqësore.

Projekti i financuar nga qeveria shqiptare, synon rikostruksionin e plotë të rrugëve të dëmtuara në këtë zonë, prej vitesh të lëna në harresë, duke sjellë në këtë aks  infrastrukturë rrugore të përmirësuar që ofron më shumë siguri dhe shkurton kohën drejt destinacioneve agroturistike në këtë zonë.

Investimi i vjen në ndihmë rreth 5 mijë banorë të këtyre zonave rurale dhe ndihmon fermerët të arrijnë tregun e Korçës më shpejt me kosto më të ulët.

Ndërsa rrugët rurale e rehabilituara i shtohen veprave të reja me standarde bashkëkohore të infrastrukturës së vendit, e cila po transformohet nga dita në ditë jo vetëm në akset kombëtare, por për herë të parë edhe në ato dytësore rurale.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.