Korçë/ Drejtori i AKU-së monitoron zbatimin e masave antiCOVID

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Autoritet Kombëtar të Ushqimit, Robert Lili, monitoroi nga afër zbatimin e kërkesave ligjore në furrat e bukës dhe pastiçeritë në qytetin e Korçës.
Drejtori Lili shprehet se, “referuar planit të monitorimit të subjekteve me risk të lart, në përhapjen e COVID-19, po kontrollohen me rigorozitet të gjitha furrat e bukës dhe pastiçeritë për tregtimin produkteve ushqimore të sigurta dhe të shëndetshme”.
Duke uruar një sezon të mbarë turistik, drejtori i përgjithshëm i AKU-së, garantoi konsumatorët se çdo produkt ushqimor do të kontrollohet për sigurinë e tij, si e vetmja mënyrë për mbrojtur shëndetin e qytetarëve./a.g//r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.