FOKUS – 30% më shumë britanikë emigruan drejt BE pas Brexit

LONDËR, 4 gusht /ATSH-ANSA/ – Numri i britanikëve që emigruan në vendet anëtare të BE-së është rritur 30% që nga votimi i Brexit dhe gjysma kanë vendosur të alrgohen gna vendi që tre muajt e parë pas referendumit, shkruan gazeta e njohur britanike ”The Guardian”.

Këtë fakt gazeta e nxjerr pas një studimi të kohëve të fundit.

Analiza e të dhënave të OECD dhe Eurostat tregojnë se, mesatarisht, ndërmjet viteve 2005 dhe 2015, të paktën 56 832 britanikë u larguan çdo vit nga Britania e Madhe për në një nga vendet e Bashkimit Europian, thënë ndryshe 625 152 persona.

Ndërkohë, gjatë periudhës midis viteve 2016 dhe 2018 ky numër u rrit në 73 642 vit ose 220 926 qytetarë.

Studimi, i realizuar nga filiali i Universiteti i Oksfordit në Berlin dhe Qendra e Shkencave Sociale në Berlin, tregon gjithashtu një rritje prej 500% midis atyre që pas transferimit fituan shtetësinë e një vendi të BE-së.

Në Gjermani në veçanti, rritja ishte 2 000%, me natyralizimin e 31 600 britanikëve që nga referendumi i Brexit.

“Rritja e regjistruar është e një madhësie që mund të pritet kur një vend është goditur nga një krizë e madhe politike ose ekonomike”, shpjegon Daniel Auer, bashkautor i studimit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.