COVID-19/ Punonjësit e Shërbimit Social mesazh sensibilizues qytetarëve: Maska jote më mbron mua

TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Punonjësit e Shërbimit Social Shtetëror i janë bashkuar apelit të mjekëve infeksionistë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Që prej fillimit të pandemisë Shërbimi Social Shtetëror ka marrë të gjithë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 të tilla, si: ruajtja e distancimit social për stafin dhe qytetarët, mbajtja e maskave, pajisja me dezinfektantë në të gjitha ambientet e institucionit, vendosja e pullave sinjalizuese etj.

“Mos harro asnjëherë se maska jote më mbron mua, ndërsa maska ime të mbron ty”, këshillojnë specialistët e Shërbimit Social Shtetëror. /z.tosku/ /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.