VARSHAVË – Polonia gjobit “Gazprom” për mungesë bashkëpunimi për “Nord Sream 2”

VARSHAVË, 3 gusht /ATSH-PAP/ – Zyra Polake e Konkurrencës dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ka gjobitur 47 milionë euro gjigantin rus të gazit “Gazprom” për mungesën e bashkëpunimit në një hetim në lidhje me projektin e gazsjellësit “Nord Stream 2″.

Kjo zyrë sqaroi se detyrimi “buron nga rregulloret evropiane, të cilat janë baza e një ligji polak për konkurrencën dhe mbrojtjen e konsumatorit”.
Shefi i kësaj zyrë i kërkoi “Gazprom”-it dokumentet e nevojshme, por kompania ruse nuk pranoi t’i sigurojë ato.

“Megjithë detyrën ligjore të bashkëpunojë me ne, kompania nuk kishte ofruar informacionin e kërkuar, edhe pas fillimit të procedurave, që vijnë si rezultat i mungesës së bashkëpunimit”, thuhet në komunikatë.

“Shkelja e rregullave ligjore detyruese në Poloni, e cila është anëtare e BE-së, do të sanksionohet sipas këtyte ligjeve”, nënvizoi kreu i zyrës duke shtuar se gjoba e vendosur “Gazprom”-it është sanksioni maksimal financiar që mund të kërkohet./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.