SHBA – Trump: TikTok të shitet para mesit të shtatorit 

UASHINGTON, 3 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se rrjeti social shumë i njohur “TikTok”, në pronësi të kompanisë kineze “ByteDance”, duhet të shitet para mesit të shtatorit, në mënyrë që të vazhdojë të funksionojë në SHBA.

“Unë kam caktuar një datë rreth 15 shtatorit, pas së cilës ata nuk do të operojnë më në Shtetet e Bashkuara”, tha Trump para gazetarëve.

“Do të mbyllet më 15 shtator, nëse Microsoft ose ndonjë kompani tjetër nuk është në gjendje ta blejë atë dhe të gjejë një marrëveshje”, shtoi ai.

Deri më tani, “TikTok” ka rreth një miliard përdorues në të gjithë botën./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.