POLONI – Gjykata e Lartë konfirmon vlefshmërinë e zgjedhjeve presidenciale

VARSHAVË, 3 gusht /ATSH-DPA/ – Gjykata e Lartë polake i shpalli të vlefshme zgjedhjet presidenciale 2020, njoftoi sot Dhoma e Kontrollit të Jashtëm dhe Çeshtjeve Publike të gjykatës.

Në balotazhin e zgjedhjeve të 12 korrikut, presidenti aktual Andrzej Duda mundi rivalin e tij, kryebashkiakun e Varshavës, Rafal Trzaskowski, me dy pikë përqindjeje.

“Mbi 90 nga rreth 5 800 kundërshtime elektorale u vlerësuan plotësisht ose pjesërisht të vlefshme, por ato nuk patën asnjë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve”, njoftoi të shtunën zëdhënësi i Gjykatës së Lartë.

Me gjithë vendimin e sotëm, dyshimet për vlefshmërinë e zgjedhjeve vazhdojnë midis disa ekspertëve juridikë, të cilët theksojnë se ajo nuk u mbajt brenda afatit të mandatuar me kushtetutë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.