MADRID – Spanja kërkon 20 miliardë euro kredi për skemën e punës me kohë të shkurtër

MADRID, 8 gusht /ATSH-DPA/ – Spanja i bëri kërkesë sot Komisionit Europian për një kredi prej më shumë se 20 miliardë euro, me qëllim financimin e skemës së punës me kohë të shkurtër, e paraqitur gjatë pandemisë.

“Shuma e saktë varet nga sa pará kërkohen nga vendet e tjera të BE-së”, saktësoi Ministria spanjolle e Ekonomisë.

BE ka vënë në dispozicion 100 miliardë euro për shtetet anëtare përmes skemës së punës me kohë të shkurtër të quajtur “Mbështetje për të lehtësuar rreziqet e papunësisë në një rast urgjence” (SURE).

SURE është pjesë e paketës së ndihmës prej 540 miliardë eurosh kundër koronavirusit, e miratuar nga shtetet anëtare në prill. Paketa përbëhet ekskluzivisht nga kredi./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.