GJENEVË, 3 gusht /ATSH-AFP/ – Misioni në Kinë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë përfundoi punën përgatitore për hetimin mbi origjinën e pandenusp së COVID-19, njoftoi sot agjencia e shëndetit e Kombeve të Bashkuara.
“Ekipi i OBSH-së, që shkoi në Kinë, ka përfunduar tashmë misionin e tij që konsiston për të hedhur bazat për përpjekjet e përbashkëta për të identifikuar origjinën e virusit”, theksoi drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference për shtyp.
Ai shtoi se studime epidemiologjike do të fillojnë në Wuhan për të identifikuar burimin e mundshëm të infeksionit të rasteve të para./ /ec/