“United” i vendos çmimin Sanchez-it, “Inter” duhet të paguajë 16 milionë euro

TIRANË, 2 gusht/ ATSH- A. Fortuzi/-. Nëse “Inter” dëshiron të blejë Alexis Sanchez do të duhet të paguajë 16 milionë euro. Kjo është shifra me të cilën “Manchester United” ka vlerësuar kartonin e futbollisti kilian.

Sipas “Sunday Express”, Sanchez luajti një sezon tek “Inter” në formë huazimi dhe tashmë duhet të kthehet në Angli, tek “United”. Zikaltërit kanë shprehur interesin e tyre për të blerë futbollistin, duke nisur tratativat me “djajt e kuq”. Këta të fundit mesa duket kanë vendosur të mos bëjnë tratativa, por kanë vlerësuar futbollistin me shifrën 16 milionë euro, si çmim përfundimtarë për kartonin e sulmuesit kilian e rrjedhimisht edhe aktivizimin e tij nën urdhrat e Contes në Europa League. Në ditët në vijim pritet dhe një vendim përfundimtar nga “Inter”, nëse do pranojë të japë 16 milionë eurot.

Sanchez, 31 vjeç, këtë sezon tek zikaltërit ka zhvilluar 22 ndeshje, ka shënuar 4 gola, si dhe ka dhënë 9 asist. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.