“Tirana”-“Teuta”/ Finalja e Kupës drejtohet nga gjyqtari Hamiti

TIRANË, 2 gusht/ ATSH- A. Fortuzi/- Eldon Hamiti do të jetë gjyqtari i cili do të arbitrojë sfidën mes “Tiranës” dhe “Teutës” që do të luhet mbrëmjen e sotme në “Air Albania”.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar trupën e gjyqtarëve të përcaktuar për finalen e Kupës së Shqipërisë që do të nisë në orën 20:00.

FSHF ka vendosur që gjykimi i ndeshjes t’i besohet gjyqtarit me stemën e FIFA-S, Eldorian Hamiti. Hamiti do të asistohet nga Ridigert Çokaj dhe Rejdi Avdo (arbitra anësorë), Juxhin Xhaja dhe Kridens Meta (arbitra pas portës), ndërsa Dojando Myftari do të jetë gjyqtarë i katërt. Të gjithë këta arbitra mbajnë stemën e FIFA-s. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.