Kardinal Ernest Troshani lë spitalin, falënderon të gjithë ata që janë lutur për të

TIRANË, 2 gusht/ ATSH- A. Fortuzi/-. Kardinal Ernest Troshani ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Troshani i cili ka lënë spitalin, ku kreu një ndërhyrje krirurgjikale, ka shprehur një falenderim edhe për ata që luten për shëndetin et ij.

“Vëllezër dhe motra shqiptar, mysliman në Shqipëri, diasporë dhe kudo që të jeni. Me rastin e festës së Kurban Bajramit ju dëshiroj harmoni dhe lumturi. Në këtë rast, është e natyrshme që ne t’i drejtohemi popullit mbarë mysliman, gëzuar me gjithë zemër dhe gjithë shpirt gëzuar festën e madhe të Kurban Bajramit që na bashkon me të madhin Zot”,- tha Troshani.

“Jeta në këtë botë është kalimtare, ndërsa feja e përjetshme dhe këtu bëhet fjalë që të gjithë njerëzit të shikojnë jo drejt tokës, por drejt qiellit që do të na presë për lumturi. Në këtë rast pasi kalova në farë detyrimi shëndetësor të tëmthit dua të falenderoj Krishtin në radhë të parë që është baba e gjithë njerëzimit dhe kërkon të shoh buzëqeshje të gjithë njerëzve në botë, paqe në botë dhe vëllazëri të plotë. Urime të përzemërta Shkëlqesisë së tij Ilir Meta që më ka çuar përshëndetjet e tij, gjithë kombit që më kanë uruar dhe janë lutur për mua”, thotë në urimin e tij Kardinal Ernest Troshani. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.