FOKUS – Përkujtohet 40-vjetori i atentatit të Bolonjës, Italia ende në pritje të së vërtetës

ROMË, 2 gusht /ATSH-AFP/ – Italia shënoi sot 40-vjetori e atentatit të Bolonjës, që shkaktoi 85 të vdekur dhe 200 të plagosur duke kërkuar të vërtetën dhe drejtësi për këtë ngjarje, porositësit e të cilës mbeten ende të panjohur, sipas shumë italianëve.

Më 2 gusht 1980, një bombë shpërtheu në sallën e pritjes të stacionit të trenit në Bolonjë duke shkaktuar 85 të vdekur dhe 200 të plagosur, atentati më i përgjakshëm në Itali.

“Ne kemi nevojë për të vërtetën. Pa të vërtetën vendi nuk ka të ardhme. Të kërkosh të vërtetën nënkupton të kërkosh drejtësi”, deklaroi Elisabetta Casellati, presidente e Senatit.

“Ne jemi përkrah familjeve, të atyre që besojnë tek shteti, tek gjykatësit që punojnë për të shkatërruar perden që na ndan nga e vërteta”, theksoi në një mesazh në Twitter, kryeministri Giuseppe Conte.

Dy persona që i përkisnin grupit të ekstremit të djathtë italian NAR u dënuan me burgim të përjetshëm për këtë sulm, dhe një i treti, i mitur në atë kohë, me 30 vjet burg.

Familjet e viktimave dhe shumë italianë besojnë se tre terroristët e ekstremit të djathtë të dënuar për këtë masakër janë vetëm ekzekutues dhe se porositësit e vërtetë mbeten ende të panjohur dhe të pandëshkuar./ / ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.