ITALI – Di Maio: BE të japë përgjigje konkrete për migrantët

ROMË, 2 gusht /ATSH-ANSA/ – Bashkimi Europian duhet të japë një përgjigje konkrete për migrantët, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

“Italia kërkon një ndërhyrje evropiane për të zgjidhur emergjencën e migracionit”, deklaroi Di Maio.

“Edhe Europa në përgjithësi duhet të përgjigjet konkretisht. Nuk ka kohë për të humbur”, shkruajti Di Maio në Facebook.

“Qeveria italiane po punon për të zgjidhur këtë problem. Është shumë e nevojshme të riaktivizohet rishpërndarja e migrantëve në Europë”, theksoi ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.