COVID-19 – Portugalia në recesion, PBB rënie prej 14,1% në TII 2020

LISBONË, 2 gusht /ATSH-AFP/ – Portugalia hyri në recesion tremujorin e dytë me një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 14,1% në raport me tremujorin e parë, për shkak të krizës së koronavirusit, sipas një vlerësimi paraprak të publikuar sot nga Instituti Kombëtar i Statistikave (INE).

Në tremujorin e parë, PBB-ja u kontraktua me 3,8% në raport me tremujorin e fundit të vitit 2019.

Një recesion pritet në dy tremujorë radhazi si pasojë e rënies së PBB-së.

Në ritëm vjetor, në tremujorin e dytë PBB-jau kontraktua me 16,5%, pas një reduktimi prej 2,3% tremujorin e mëparshëm” theksoi INE duke shtuar se kjo rënie e pazakontë reflekton impaktin ekonomik të pandemisë.

Kjo është një rënie e PBB-së që konfimon atë që ne dinim tashmë”, deklaroi ministri portugez i Ekonomisë, Pedro Siza Vieira.

“Ky vlerësim, i cili është në përputhje me parashikimet e Komisionit Europian, kryesisht shpjegohet nga kontributi negativ i kërkesës së brendshme, investimi dhe rënia e ndjeshme e eksporteve të mallrave dhe shërbimeve”, theksoi zyra e statistikave. / /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.