COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 123 raste të reja, 5 humbje jete dhe 57 të shëruar në 24 orët e fundit

TIRANË, 2 gusht/ ATSH- A. Fortuzi/ Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit u regjistruan 123 raste të reja, 5 humbje jete dhe 57 të shëruar nga COVID-19.

Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë një deklarate për mediet informoi mbi situatën epidemiologjike duke theksuar se paraqitet me rritje te numrit të të prekurve nga Covid-19 dhe me shtrime të reja në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 474 testime për të dyshuar të prekur nga Covid-19, ku 123 persona janë konfirmuar të prekur. Në total në të gjithë vendin prej fillimit të epidemisë janë kryer 42183 testime molekulare dhe serologjike, ndërkohë vijon gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik nga strukturat e epidemiologjisë në të gjithë territorin. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 018, që nga fillimi i epidemisë.  2335 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin dhe po ndiqen nga mjekët e familjes.  Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 120 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar”,- thekson Beqo.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetare nga Shkodra; një 47-vjeçare, një 51-vjeçare, një 72-vjeçare, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Kanë humbur jetën fatkeqësisht edhe 2 qytetarë nga Tirana; një 65-vjeçar pa sëmundje të tjera dhe një 70-vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

COVID-19 – Statistika (2 Gusht 2020)
Testime totale 42183
Raste pozitive 5519
Raste të shëruara 3018
Raste Aktive 2335
Humbje jete 166 (Qarku Tiranë 85, Shkodër 27, Durrës 21, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 3, Dibër 2, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
59 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 11 në Fier, 10 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, Mat, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, Kukës, Berat, Kamëz, nga 1 rast në Devoll, Elbasan, Has, Vlorë, Kolonjë, Malësi e Madhe.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1285
Durrës 291
Shkodër 215
Fier 95
Vlorë 93
Lezhë 79
Korçë 75
Kukës 68
Elbasan 52
Berat 29
Dibër 28
Gjirokastër 25

/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.