Ardit Toli vishet bardheblu

TIRANË, 2 gusht/ ATSH- A. Fortuzi/  Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Ardit Toli.

Sipas njoftimit,”mbrojtësi i djathtë ka arritur dakordësinë dhe pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme është tashmë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri”.

Tirana njofton se futbollisti ka nisur edhe stërvitjen. “Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, 23-vjeçari pritet të vihet nën urdhërat e trajnerit Egbo për t’u stërvitur bashkë me skuadrën. I urojmë suksese me fanellën e re”,- sqaron Tirana. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.