Tregu valutor/ Paundi britanik i qëndrueshëm gjatë muajit korrik në vlerën 137.50 Lekë

TIRANË, 1 gusht /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, gjatë muajit korrik të këtij viti monedha britanike shënoi pozita të qëndrueshme në raport me lekun, duke u kuotuar në vlerën e 137.50 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, paundi britanik e nisi fillim muajin korrik në  vlerën e 137.61 lekëve.

Ajo u forcua duke u ngjitur në kuotën më të lartë të 138. 63 lekëve në datën 10 korrik dhe më pas u zhvlerësua në vlerën më të ulët të këmbimit të saj me lekun, në kuoton 135. 94 lekë në datën 24 korrik.

Paundi britanik e mbylli muajin korrik në vlerën e 137.31 lekëve duke reflektuar qëndrueshmëri dhe pozita të stabilizuar në raport me lekun.

Sipas ekspertëve luhatjet e paundit britanik në tregun e këmbimit valutor vendas, reflektojnë ecurinë në bursat e huaja, por gjithsesi ajo mbetet një monedhë me pozita të stabilizuar ndaj Lekut.
Data Lekë për njësi të monedhës së huaj
30.07.2020 137.31
29.07.2020 136.79
28.07.2020 136.20
27.07.2020 136.00
24.07.2020 135.94
23.07.2020 136.09
22.07.2020 135.95
21.07.2020 137.45
20.07.2020 136.43
17.07.2020 136.80
16.07.2020 136.79
15.07.2020 136.98
14.07.2020 136.85
13.07.2020 138.09
10.07.2020 138.63
09.07.2020 138.63
08.07.2020 137.71
07.07.2020 137.19
06.07.2020 137.51
03.07.2020 137.61
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.