SHBA – Sërish rekord viktimash nga COVID-19, 1 400 në 24 orë

UASHINGTON, 1 gusht /ATSH-AFP/ – SHBA-ja regjistroi 1 442 të vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Kjo është dita e katërt radhazi që vendi numëron më shumë se 1 200 të vdekur në një ditë, sipas universitetit që aktualizon shifrat në vazhdimësi.

Vendi më i prekur në vlerë absolute, SHBA-ja numëron në total 153 268 të vdekur nga COVID-19 që prej fillimit të pandemisë.

Fuqia e parë botërore ka regjistruar edhe 69 160 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit, një shifër në rënie në raport me një ditë më parë.

Numri total i të infektuarve në tokën amerikane që prej fillimit të pandemisë është më shumë se 4,5 milionë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.