SHBA kujton 45-vjetorin e firmosjes së Aktit Përfundimtar të Helsinkit: 10 parime për promovimin e paqes dhe sigurisë

TIRANË, 1 gusht/ATSH/- Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka kujtuar sot 45-vjetorin e firmosjes së Aktit Përfundimtar të Helsinkit, ndërsa nënvizon parimin e dytë të këtij akti me 10 parime: Përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës.

“Sot, 1 gusht, ne përkujtojmë 45 vjetorin e firmosjes së Aktit Përfundimtar të Helsinkit. Misioni Amerikan në OSBE po sjell në vëmendje 10 parimet kryesore që u përcaktuan për të udhëhequr marrëdhëniet e ardhshme midis shteteve dhe qytetarëve të tyre”,- shkruan Ambasada e SHBA në Tiranë.

“10 parime për promovimin e paqes dhe sigurisë. Parimi i sotëm 2: Përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës”,- thekson Ambasada e SHBA në Tiranë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.