Pukë, pas 30 viteve rehabilitohet rruga automobilistike në Qelëz

TIRANË, 1 gusht/ATSH/ Pas 30 viteve banorët e lagjes GUgaj në Qelëz, Pukë, do të kenë rrugë automobislitke.

Bashkia e Pukës bën të ditur se “tashmë puna ka nisur për rrugën e re që do nxjerr këtë zonë nga izolimi. Ky investim është një shembull i mirë i bashkëpunimit të bashkisë me banorët e zonës që kanë ndihmuar sadopak si dhe kompanive private që na u bashkuan në këtë nismë, duke evituar një tjetër shqetësim pa cenuar buxhetin e bashkisë”.

Kryetari i bashkisë, Gjon Gjonaj, i cili u angazhua personalisht për këtë projekt jo të lehtë si pasojë e terrenit shkëmbor ku po hapet traseja e rrugës inspektoi vetë punimet, teksa u shpreh i lumtur që ai tashmë ka një problem më pak nga shumë problemet me të cilat përballen banorët në zonat rurale.

“Në 30 vite kërkesa e vetme e banorëve të lagjes Gugaj në Qelëz ishte rruga automobilistike. Tashmë puna ka nisur për rrugën e re që do nxjerr këtë zonë nga izolimi”, – tha Gjonaj.

Sipas tij, ky investim është një shembull i mirë i bashkëpunimit të bashkisë me banorët e zonës që kanë ndihmuar sadopak si dhe kompanive private që na u bashkuan në këtë nismë, duke evituar një tjetër shqetësim pa cënuar buxhetin e bashkisë.

Gjonaj tha se “Qelza do të jetë në qendër të punimeve tona jo vetëm për këtë vit, por edhe në 2021. Ajo është futur në listën e 100 fshatrave, gjë që na detyron e motivon për të qenë sa më afër këtij komuniteti”.

/k.s/  /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.