Parashikimi i motit, e shtunë 1 gusht 2020

TIRANË, 1 gusht/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e shtunë moti parashikohet me kthjellime e vranësira në zhvillim, kryesisht në mesditë e pasdite.

Parashikohen reshje shiu, kryesisht përgjatë zonave malore në mesditë e pasdite, lokalisht shtrëngata me rrufe.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e përkohësisht gjatë reshjeve dhe në bregdet gjatë mesditës do të jenë mesatare . Valëzim i forcës në det do të jetë 3 dhe 4 ballë.

          Temperaturat parashikohen: 

 QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/38 re diell
Kukës 21/35 re diell shi
Lezhë 22/36 re diell
Dibër 19/32 re diell shi rrufe
Durrës 22/35 re diell
Tiranë 24/36 re diell
Elbasan 22/35 re diell shi
Berat 17/36 re diell
Vlorë 21/32 re diell
Korçë 19/31 re diell shi rrufe
Gjirokastër 18/36 re diell shi
Sarandë 18/34 re diell

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.