MV – 138 raste të reja dhe 7 viktima nga Covid-19

SHKUP, 1 gusht /ATSH-AA/ – Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 138 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 10 891 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 7 vdekje të reja nga COVID-19, çka do të thotë se numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 493.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 103 938 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1 621 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 6 698, përfshirë 144 të shëruar në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive është 3 700./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.