MEDIA – Murdoch jep dorëheqjen nga News Corp

UASHINGTON, 1 gusht /ATSH-ANSA/ – James Murdoch dha dorëheqjen nga bordi i News Corp duke lënë përfundimisht të gjitha postet zyrtare në ”perandorinë” e medieve të themeluara nga babai i tij, Rupert Murdock.

“Dorëheqja ime është për shkak të ndryshimeve në botimin e disa editorialeve dhe vendimeve të tjera strategjike”, shpjegoi James Murdoch në një shënim.

James, 47 vjeç, është më i riu nga fëmijët e manjatit australian të medieve, Rupert Murdoch.

Vëllai i tij, Lachakn Murdoch ka qenë numri një i Fox Corporations që nga viti 2018, i cili zotëron Fox News, Fox Business dhe pjesën tjetër të rrjetit televiziv Fox.

News Corp, nga bordi i të cilit James dha dorëheqjen, mbledh së bashku gazetat e  ”perandorisë” Murdoch, përfshirë gazeta të tilla si ”Wall Street Journal” dhe tabloide si ”Sun of London” dhe ”New York Post”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.