“Kukësi” largon Krasniqin e Shkurtajn

TIRANË, 1 gusht/ATSH/-Sulmuesi Vasil Shkurtaj dhe mbrojtësi Gëzim Krasniqi nuk janë më pjesë e “Kukësit”. Skuadra Verilindore ka zyrtarizuar sot largimin e dy futbollistëve, të cilët nuk janë në planet e trajnerit të ri të verilindorëve, Skënder Gega.

Sipas njoftimit të “Kukësit” të dy futbollistëve u ka përfunduar kontrata dhe palët nuk kanë rinovuar marrëveshjen mes tyre. Sulmuesi Shkurtaj ka bërë të ditur se do ta vijoj karrierën jashtë vendit, ndërsa nuk dihet e ardhmja e Krasniqit.

“Klubi i Kukësi njofton se sulmuesi Vasil Shkurtaj dhe mbrojtësi Gëzim Krasniqi nuk janë më pjesë e skuadrës sonë! Dy futbollistëve iu ka përfunduar kontrata dhe largohen nga skuadra jonë me një Kupë të fituar. Klubi i falënderon dy futbollistët për kontributin e dhënë dhe iu uron suksese në karrierën e tyre futbollistike. Faleminderit Vasil! Faleminderit Gëzim!”,- thekson Kukësi në njoftimin e saj. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.