FOTO/ Investimet në Bulgarec përmirëson infrastrukturën vaditëse të fshatit

TIRANË, 1 gusht /ATSH/- Investimet në infrastrurën ujitëse kanë mundësuar vaditjen e tokave bujqësore në të gjihë fshati Bulgarec, në komunën Qendër Korçë.

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, gjatë një vizite në fshatin Bulgarec, u njoh nga afër me realizimin e investimit dhe funksionimin me sukses të vaditjes në të gjithë fushat e fshatit që aktualisht janë mbjellë me prodhime bujqësore të fushës të stinës.

Krahas infrastrukturë ujitëse ne kemi përfunduar edhe investimin në unazën e fshatit Bulgarec, që përmirësojnë ndjeshëm rrjetin infrastrukturor të fshatit dhe daljen më shpejtë në treg të prodhimit bujqësor të zonës.

Sipas tij, këto investime të rëndësishme mundësojnë plotësimin në një perspektivë afatgjatë të nevojave të banorëve dhe zhvillimit të bujqësisë..

Bashkia e Korçës vijon punën e saj për përmirësimin e infrastrukturës rurale, për të bërë të mundur lidhjen më të shpejtë mes fshatrave dhe qytetit. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.