Ecuria javore e kursit të këmbimit/ Leku i qëndrueshëm ndaj monedhave të huaja

TIRANË, 1 gusht /ATSH/- Gjatë javës së fundit të muajit korrik, (26 – 31 ) Leku shënoi qëndrueshmëri ndaj monedhave të huaja në tregun e brendshëm valutor, krahasuar me një javë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u karakterizua nga ndryshime të vazhdueshme të vlerës përgjatë 7 ditëve të fundit, ku dominoi në fundjavë zhvlerësimi i saj në kuotën e 123.95 lekëve.

Dollari amerikan, ndoqi një linjë zbritëse përgjatë periudhës së 27-30 korrikut duke u kuotuar në fund të saj me 105.61 lekë.

Ndërsa paundi britanik ka ruajtur vlerë të pandryshuar në nivelin 137.31 lekë.

Monedha vendase ka ruajtur pozita të stabilizuara edhe ndaj frangës zvicerane, që këmbehet në fundjavë me 115.47 lekë. e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.