EBA – Vihet në punë centrali i parë bërthamor në botën arabe

ABU DABI, 1 gusht /ATSH-AFP/ – Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan sot vënien në punë të centalit të tyre bërthamor civil të Barakahut, i pari në botën arabe.

“Ne njoftojmë sot se Emiratet e Bashkuara Arave kanë proceduar me sukses vënin në punë të reaktorit të centralit të Barakahut, i pari në botën arabe”, theksoi sheiku Mohammed ben Rached al-Maktoum, kryeministri i Emirateve dhe sovrani i Dubait.

“Ky është një moment historik për Emiratet e Bashkuara Arabe në objektivin e tyre për të siguruar një formë të re të energjisë së pastër për kombin”, theksoi Hamad Alkaabi, përfaqësuesi i Emirateve në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike ( IAEA).

Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe kishin dhënë dritën e gjelbër në shkurt për funksionimin e termocentralit nuklear të vendosur në veri-perëndim të vendit, pa dhënë një datë për funksionimin e tij./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.