Bonot e thesarit zunë 90% të transaksioneve në 6-mujorin e parë

TIRANË, 1 gusht /ATSH/- Bonot e thesarit zunë 90% të të gjitha transaksioneve të tregun e titujve të Qeverisë në 6- mujorin e parë të vitit.

Sipas të dhënave të publikuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, në tregun e titujve të Qeverisë, për këtë periudhë të parë të vitit, dominojnë investitorët individualë, të cilët kryejnë 98.54% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.

Transaksionet që kryen në tregun e titujve të Qeverisë janë: “Blerje në tregun primar” ;  “Shlyerje e vlerës nominale në maturim”; “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” dhe “Blerje para afatit të maturimit”.

Në 6-mujorin e parë të vitit dominuan transaksionet “Blerje në tregun primar”, që zunë  46.02% të totalit të transaksioneve, bën të ditur AMF. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.