Dollari u zhvlerësua me 5 lekë në muajin korrik

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas dollari amerikan është zhvlerësuar me 5 lekë në 30 ditët kalendarike të muajit korrik 2020.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në fillim të muajit korrik dollari u këmbye në kuotën e 110,60 lekëve dhe u zhvlerësua gradualisht për të arritur në vlerën më të ulët të këmbimit të tij me 105,53 lekë në datën 29 korrik.
Bankierët shprehen se, niveli i këmbimit i dollarit është reflektim i dobësimit të tij në tregjet ndërkombëtare. Ndërsa luhatjet e tij në raport me lekun janë brenda parashikimit të Bankës së Shqipërisë.
Data Lekë për njësi të monedhës së huaj
30.07.2020 105.61
29.07.2020 105.53
28.07.2020 105.72
27.07.2020 105.87
24.07.2020 106.73
23.07.2020 106.91
22.07.2020 107.40
21.07.2020 108.37
20.07.2020 108.37
17.07.2020 108.94
16.07.2020 109.03
15.07.2020 108.73
14.07.2020 109.34
13.07.2020 109.65
10.07.2020 109.94
09.07.2020 109.54
08.07.2020 109.99
07.07.2020 110.02
06.07.2020 110.04
03.07.2020 110.60
/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.