Bruno Dita i bashkohet trajnerit Gjoka tek “Shkëndija” e Tetovës

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Pas tre sezoneve me “Skënderbeun”, Bruno Dita ka firmosur për skuadrën e “Shkëndijës” së Tetovës, duke iu bashkuar trajnerit nga Tirana, Ernest Gjoka.

Klubi nga Tetova e ka zyrtarizuar kalimin e Ditës, duke publikuar foto nga momenti i firmosjes së kontratës së re dhe përmes një videoje ku Dita shfaqet me fanellën kuqezi të skuadrës tetovare.

“Jam i lumtur që nga sot jam pjesë e KF Shkëndija. Falënderoj klubin për besimin dhe menaxherin Florin Biba për arritjen e kësaj marrëveshjeje”, – ishin fjalët e para të Bruno Ditës, i cili shpreson tashmë të gjejë dhe një vend tek Kombëtarja shqiptare. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.