BRUKSEL – Eurostat: Rënie historike e PBB-së së zonës euro prej 12,1% në TII 2020

BRUKSEL, 31 korrik /ATSH-AFP/ – Zona euro regjistroi në tremujorin e dytë një rënie historike prej 12,1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), si pasojë e masave kufizuese për shkak të koronavirusit, njoftoi sot Zyra europiane e Statistikave Eurostat.

“Bëhet fjalë për rënien më të madhe që prej fillimit të matjeve në 1995”, nënvizoi në një komunikatë Eurostat.

“Ky vlerësim paraprak është i bazuar në burime të dhënash të paplota dhe do të bëhet objekt i rishikimeve”, shtoi Eurostat./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.