590 miliardë lekë kredi u lëvruan në qershor të këtij viti

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Qershori, muaji i parë kur u hap ekonomia pas një mbylljeje gati tremujore, ka shënuar një tendencë pozitive në drejtim të kreditimit nga sistemi bankar.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se stoku i kredisë për ekonominë, në fund të muajit qershor arriti në gati 590 miliardë lekë ose në 4.7 miliardë euro.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, totali i kredisë në këtë muaj rezulton me një rritje prej 1.3% në raport me muajin e mëparshëm.

Ndërsa me bazë vjetore, huadhënia për ekonominë është zgjeruar me 6.6%. e.xh/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.