ZVICËR – OBSH: Të rinjtë nuk janë të pathyeshëm përballë COVID-19

GJENEVË, 30 korrik /ATSH-AFP/ – Të rinjtë nuk janë të pathyeshëm përballë COVID-19 dhe duhet të marrin të njëjtat masa paraprake sikurse pjesa tjetër e popullatës, për të mbrojtur veten dhe të tjerët, tha sot Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“E kemi thënë dhe e përsërisim: të rinjtë mund të infektohen, të rinjtë mund të vdesin dhe të rinjtë mund të transmetojnë virusin”, këmbënguli ai, gjatë një konference për shtyp.

“Duket se kthimet e rasteve në disa vende janë pjesërisht për shkak të të rinjve që kanë ulur vigjilencën e tyre gjatë verës, në hemisferën veriore”, shtoi Ghebreyesus.

Pandemia ka vrarë rreth 670 000 persona në të gjithë botën dhe më shumë se 17 milionë raste janë diagnostikuar që nga fundi i dhjetorit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.