VARSHAVË – Morawiecki: Karantinë e detyrueshme për disa ardhje ndërkombëtare

VARSHAVË, 30 korrik /ATSH-DPA/ – Polonia mund të rivendosë karantinë të detyrueshme për personat që udhëtojnë drejt vendit nga disa destinacione të caktuara ndërkombëtare, njoftoi sot kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.

“Po mendojmë për shtetet e Europës Jugore. Po analizojmë veçanërisht rastin e Spanjës, pasi atje ka shumë raste të COVID-19”, tha ai.

“Karantina do të zbatohet për të gjithë, polakët dhe të huajt”, shtoi Morawiecki.

Që nga mesi i qershorit, udhëtimi pa karantinë në Poloni ka qenë i mundur, ndër të tjera, për të gjithë qytetarët e BE-së./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.