SHBA – Regjistrohen 1,43 milionë të papunë të rinj

UASHINGTON, 30 korrik /ATSH-AFP/ – Kërkesat e reja javore për bonusin e papunësisë në SHBA u rritën edhe një herë në 1,43 milionë javën e kaluar, sipas shifrave të lëshuara sot nga Departamenti i Punës.

“Ky numër, që i përket javës së 20-25 korrikut, është 12 000 është më i lartë nga pritshmëritë e analistëve, që llogarisnin 1,4 milionë kërkesa të reja”, tha Departamenti i Punës.

Kjo shifër ilustron rënien e vështirë të nivelit të papunësisë, ndërsa autoritetet përpiqen të kontrollojnë pandeminë e COVID-19./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.