SHBA – Pompeo: Sanksione nëse skadon embargoja e armëve

UASHINGTON, 30 korrik /ATSH-AFP/- Kryediplomati amerikan, Mike Pompeo, tha sot se SHBA-ja do të përpiqen të rivendosë sanksionet e OKB-së mbi Iranin, nëse skadon embargo ndërkombëtare e armëve.

“Uashingtoni do të paraqesë, në të ardhmen e afërt, një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të zgjatur embargon për shitjet e armëve konvencionale në Teheran, i cili skadon më 18 tetor. Shpresojmë që ajo të miratohet nga anëtarët e tjerë të përhershëm të Këshillit”, deklaroi Pompeo.

“Nëse nuk miratohet, ne do të marrim masat e nevojshme për të siguruar që kjo embargo e armëve të mos skadojë”, theksoi ai.

SHBA pretendon të detyrojë rikthimin e sanksioneve ekonomike të OKB-së kundër Teheranit, të hequra si pjesë e marrëveshjes bërthamore ndërkombëtare të Iranit 2015.

Aleatët europianë të Uashingtonit, ndërkohë që treguan gatishmërinë e tyre për të zgjatur embargon e armëve, shprehën rezervat e tyre për një taktikë të tillë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.