Rindërtimi pas tërmetit/ Punime me ritme të larta për ndërtimin e shkollave, kopshteve dhe çerdhes në Shijak

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ Shkollat, kopshtet dhe çerdhja e Shijakut që u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit janë kthyer në kantiere ndërtimi.

Bashkia e Shijakut bën të ditur se çdo ditë po punohet intensivisht që fëmijët dhe nxënësit të kenë mjedise të reja bashkëkohore, më shumë klasa, kënde sportive, laboratorë. Të kenë shkollë, kopësht, çerdhe të re, të bukur, të sigurte.

Fëmijët tanë meritojnë më të mirën, për këtë vëmendja e Kryeministrit Rama, e Qeverisë dhe e Bashkisë së Shijakut është maksimale në plotësimin e nevojave dhe të drejtave të tyre për të pasur një arsim cilësor”, – tha bashkia.

Sipas saj, ku ka vullnet, ka zgjidhje, rindërtimi është një premtim i mbajtur.

/k.s/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.