MEKSIKË – Ekonomia u tkurr me 18,9 % në T2

MEKSIKO, 30 korrik /ATSH-DPA/ – Ekonomia meksikane, e goditur rëndë nga pandemia, u tkurr me 18,9 % në tremujorin e dytë, në krahasim me periudhën korresponduese të vitit të kaluar, njoftoi sot Instituti Kombëtar i Statistikave INEGI.

“PBB-ja e ekonomisë së dytë më të madhe të Amerikës Latine pësoi rënie në të gjithë sektorët, pasi aktivitetet jothelbësore ekonomike u pezulluan në prill”, sqaroi INEGI.

Sektori i industrisë u tkurr me 26%, shërbimet me 15,6% dhe sektori parësor, i cili përfshin bujqësinë dhe minierat, me 0,3%.

Rreth një milion vende pune u humbën zyrtarisht në tremujorin e dytë, por numri i vërtetë është më i lartë, sepse rreth 57% e fuqisë punëtore të Meksikës punon në sektorin informal./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.