I prekur me COVID-19/ Apeli i deputetit Hysko: Virusi është i rrezikshëm, mbani maskën

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ “Virusi është i rrezikshëm dhe ka goxha pasoja serioze, ndaj jua them nga zemra, bëni kujdes vendosni maskën, ruani distancimin social dhe higjienën personale”.

Është ky apeli që u drejtoi sot qytetarëve, deputeti i Partisë Socialiste, Eljo Hysko, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Duke falënderuar të gjithë nga zemra për interesimin pas publikimit të lajmit në media, ai u shpreh se, “fatmirësisht gjendja ime shëndetësore pas trajtimit mjekësor është shumë e mirë”.

“Mirënjohje për punonjësit e palodhur të shëndetësisë që këto ditë përballen me rrezikun dhe punojnë për të shpëtuar jetë”, tha ai.

“Virusi është i rrezikshëm dhe ka goxha pasoja serioze ndaj jua them nga zemra bëni kujdes vendosni maskën, ruani distancimin social dhe higjienën personale. Le t’i japim një dorë mjekëve në punën e tyre duke u bërë edhe më të kujdesshëm në jetën tonë të përditshme”, tha Hysko.

/gj.mima/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.