Emërimi drejtores së BKH-së, Soreca: Kontribuon në forcimin e kapaciteteve të zbatimit të ligjit

TIRANË, 30 korrik /ATSH – I. Vata/- Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të emëruar Aida Hajnajn, drejtore të Byrosë Kombëtare të Hetimit duke e konsideruar kontribut në luftë kundër krimit dhe korrupsionit siç u kërkua nga  Këshilli Europian.

“Pas rekomandimit nga SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar sot Aida Hajnaj Drejtore të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për një mandat pesëvjeçar. Ky emërim i rëndësishëm kontribuon në forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve operacionale të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të luftuar krimin dhe për të përfunduar krijimin e strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të reformës në drejtësi siç u kërkua nga Këshilli Evropian marsin e kaluar kur vendosi hapjen negociatave të pranimit me Shqipërinë”, theksoi ambasadori i BE-së Luigi Soreca. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.