Depozitat në monedha të huaja, 46.4% të totalit/ Konsolidim i raportit të kursimeve në lek/valutë

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Depozitat në valutë (kryesisht në euro, dollar dhe paundin britanik) përbëjnë 46.4% të totalit, në fund të muajit qershor 2020, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas BSH-së, ky tregues është pothuajse i  pandryshuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, çka tregon për një konsolidim të raportit të kursimeve në lek/valutë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, tregojnë për një zgjerim të fortë të depozitave në valutë në muajin mars të këtij viti.

Sipas ekspertëve, kjo është e lidhur me forcimin e monedhës së përbashkët europiane euro, në tregun e brendshëm valutor në fund të muajit mars, si pasojë e efekteve të pandemisë. Por gjithsesi shprehen ata, depozitat në monedhën vendase Lek dominojnë gjatë vitetve të fundit. e.xh/j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.