BRITANI E MADHE – “TUI” mbyll 166 agjenci udhëtimi

LONDËR, 30 korrik /ATSH-AFP/ – Operatori turistik “TUI” njoftoi sot mbylljen e 166 agjencive në Britaninë e Madhe dhe Irlandë, si pjesë e një plani ristrukturimi, që do të shkurtojë 8 000 vende pune në të gjithë botën.

“Ne duam të bëjmë çmos për të ofruar shërbimin më të mirë për klientët, qoftë në një dyqan në qendër të qytetit, në telefon ose në internet”, u shpreh Andrew Flintham, drejtori menaxhues i “TUI”-t për Britaninë e Madhe dhe Irlandën, në një njoftim për shtyp.

Sipas operatorit, vendimi u mor për shkak të ndikimit të pandemisë, e cila po çon në prenotime më të ulëta./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.