UASHINGTON – SHBA heton zyrtarisht “TikTok” për arsye sigurie

UASHINGTON, 29 korrik /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin tha sot se TikTok, një aplikacion i njohur i medieve sociale, është nën hetim zyrtar nga Komisioni për Investimet e Huaja në SHBA, CFIUS.

“TikTok është nën hetim nga CFIUS dhe ne do t’i bëjmë një raport Presidentit për të gjatë kësaj javë”, tha Mnuchin për gazetarët.

“TikTok” u mundëson përdoruesve të krijojnë video të shkurtra, shpesh me disa efekte themelore dhe muzikë, të cilat janë bërë gjithnjë e më popullore, veçanërisht në mesin e një demografie më të re./ /ervo/

Sipas “App Annie”, që gjurmon të dhënat celulare, “TikTok” është shkarkimi më popullor në tremujorin e parë të vitit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.