SHBA – Google zgjat punën online deri në korrik 2021

UASHINGTON, 29 korrik /ATSH-ANSA/ – Google njoftoi se për shkak të pandemisë, ajo ka zgjatur deri në korrik të vitit 2021 politikën që mundëson për punonjësit e saj të punojnë nga shtëpia.

Afati i mëparshëm për punë online nga shtëpia ishte caktuar për në fund të vitit 2020, me leje për t’u rikthyer në zyrë vetëm në disa raste.

Në fund të muajit maj, kompania “Mountain View” njoftoi se punonjësit e parë do të ishin në gjendje të ktheheshin në tavolinat e tyre duke filluar nga 6 korriku, por fillimisht duke përdorur vetëm 10% të kapacitetit të zyrës.

“Meqenëse ne parashikojmë që shumica e të punësuarve do të punojnë kryesisht nga shtëpia për pjesën tjetër të këtij viti, ne do t’i japim secilit një ndihmë prej një mijë dollarë ose vlerën ekuivalente në vendin e tyre, për pajisjet e nevojshme dhe shpenzimet e mobiljeve për zyre”, theksoi drejtuesi i Google, Sundar Pichai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.