RUSI – Shpresa për prodhimin industrial të një vaksine antiCOVID-19 që prej shtatorit

MOSKË, 29 korrik /ATSH-AFP/ – Rusia shpreson të fillojë prodhimin industrial të dy vaksinave kundër koronavirusit në shtator dhe në tetor, njoftoi sot zëvendeskryeministrja ruse, Tatiana Golikova.

Dy vaksina të krijuara nga studiuesit rusë janë sot shumë premtuese”, deklaroi Golikova, gjatë një takime me videokonferencë me presidentin, Vladimir Putin, kushtuar pandemisë COVID-19.

“E para është zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes Ruse dhe Qendra e kërkimeve në Epidemiologji dhe Mikrobiologji “Nikolai Gamaleïa”. Tashmë është duke u testuar te njerëzit”, sipas Tatiana Golikova.

“Fillimi i prodhimit të saj industrial është parashikuar në shtator 2020, pas një çertifikimi dhe provave klinike shtesë tek 1 600 persona”, theksoi ajo./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.