LONDËR – ”Sanofi” dhe GSK premtojnë 60 milionë doza vaksinash antiCOVID-19

PARIS, 29 korrik /ATSH-AFP/ – Laboratorët francezë ”Sanofi” dhe ai britanik GSK premtuan se do të furnizojnë qeverinë britanike me 60 milionë doza të vaksinës së tyre kundër COVID-19, në sfondin e konkurrencës globale për të marrë në dorë dozat e çmuara.

”Kjo marrëveshje u arrit në varësi të nënshkrimit të një kontrate përfundimtare”, theksojnë ”Sanofi” dhe GSK në një komunikatë.

Dy grupet, që sigurojnë se vaksina e tyre mund të autorizohet që prej gjashtëmujorit të parë të vitit 2021, theksojnë në një komunikatë se diskutime aktive po vazhdojnë me Komisionin Europian, me Francën dhe Italinë në ekipin e negociatave dhe qeveritë e tjera për të garantuar një akses botëror të produktit të tyre.

“Nuk ka asnjë garanci të gjesh për një ditë një vaksinë kundër një koronavirusi”, theksoi ministri britanik i Sipësmarrjes, Alok Sharma, i cituar në komunikatë.

“Sidoqoftë është e rëndësishme që ne të marrin një akses të shpejtë të vaksinës”, shton ai.

Kjo është marrëveshja e katërt për Britaninë e Madhe, pas atyre me ”AstraZeneca”, ”Valneva” dhe asaj me ”BioNTech/Pfizer”.

Vendi ka siguruar në total 250 milionë doza vaksinash./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.