IZRAEL – Gjenden mbetjet e një kishe 1 300-vjeçare

TEL AVIV, 29 korrik /ATSH-DPA/ – Arkeologët izraelitë kanë zbuluar mbetjet e një kishe 1 300-vjeçare në Izraelin Verior, njoftoi Autoriteti i Antikiteteve në Izrael.

Kisha u zbulua gjatë një gërmimi në Kfar Kama, në Galilenë e Poshtme, përpara ndërtimit të një sheshi lojërash.

Sipas arkeologut Nurit Feig, kisha ka përmasat 12×36 metra dhe përfshin një oborr të madh, një holl dhe një sallë qendrore.

Kfar Kama ndodhet afër malit Tabor, i cili është identifikuar si vendi i Shndërrimit të Jezusit, siç thuhet në Testamentin e Ri./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.