Urdhërarrestet e SPAK për dosjen 339/ Ambasadorja Kim: Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara, edhe një gur

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, i cilësoi një tjetër gur për Reformën në Drejtësi 22 urdhërarrestet e lëshuara nga SPAK, sa i takon dosjen së famshme të përgjimeve 339.

Në një reagim ambasadorja Kim shprehet se Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara dhe nuk mund të ndalet.

“Puna e SPAK për dosjen 339 ka filluar të zbulojë lidhjet midis krimit të organizuar dhe korrupsionit. Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara dhe nuk mund të ndalet. Edhe një gur”, – shprehet Kim./k.s//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.