UNICEF: Pandemia Covid-19 rëndon kequshqyerjen e fëmijëve

PARIS, 28 korrik /ATSH-AFP/ – Rreth shtatë milionë fëmijë në botë mund të vuajnë nga efektet e kequshqyerjes për shkak të krizës ekonomike dhe sociale të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, sipas një vlerësimi të UNICEF.

Para pandemisë së COVID-19, 47 milionë fëmijë në mbarë botën kanë vuajtur në 2019 nga pasojat e kequshqyerjes, humbja e peshës dhe dobësimi ekstrem”, nënvizon UNICEF, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët.

“Kanë kaluar shtatë muaj që kur u raportuan rastet e para të Covid-19 dhe është gjithnjë e më e qartë se pasojat e pandemisë po dëmtojnë më shumë fëmijët sesa vetë sëmundja”, theksoi në një komunikatë drejtoresha ekzekutive e UNICEF, Henrietta Fore.

“Varfëria dhe pasiguria ushqimore janë rritur. Shërbimet thelbësore dhe zinxhirët e furnizimit me ushqime janë ndërprerë. Çmimet e ushqimeve janë rritur shumë. Rezultati është se cilësia e dietave të fëmijëve ka rënë dhe se normat e kequshqyerjes do të rriten”, shtoi ajo.

UNICEF ​​bazohet në një analizë të publikuar nga revista mjekësore “The Lancet”, në të cilën studiuesit alarmohen për pasojat e kequshqyerjes të lidhura me pandeminë Covid-19 te fëmijët./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.